Një femër nga Vushtrria ka rënë në bunar, policia nis hetimet

10:29 | 16 Shtator 2020

Policia e Kosovës ka raportuar për një vdekje të dyshim që ka ndodhur dje në mëngjes në Vushtrri.

Policia tha se një femër në rrethana të pa sqaruara ka rënë në bunar, shkruan arbresh.info.

“Raportohet se viktima femër kosovare në rrethana të panjohura ka rënë në një pus-bunar. Viktima është dërguar në emergjencë, ku mjeku ka konstatuar se e njëjta është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML, për obduksion”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara