Një burrë gjendet i vdekur në Veri të Mitrovicës

23:18 | 22 Nëntor 2020

Një person është gjetur pa shenja jete në Veri të Mitrovicës, saktësisht në Lagjen e Boshnjakëve.

Bëhet fjalë për një person të gjinisë mashkullore, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

“Trupi i pajetë është gjetur rreth orës 20:10, ai është gjetur i shtrirë në tokë. Viktima është e gjinisë mashkullore, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe mjekësia ligjore, e cila e ka marrë trupin dhe e ka dërguar për obduksion”, kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara