NISMA-s i vjen një mbështetje e fuqishme nga Gjermania Nisma

13:00 | 8 Shtator 2019
Socialdemokrate ka marr mbështetje të rëndësishme për zgjedhjet e 6 tetorit nga deputeti i Bundestagut Gjerman, Bernd Westphal, anëtar i SPD-së (Partisë Socialdemokrate Gjermane).

Kjo mbështetje i është konfirmuar, Enver Sopjanit, i cili është këshilltar i kreut të Nismës, Fatmir Limaj, kandidat për kryeministër të Kosovës.

Gjatë një takimi që Sopjani ka pasur me te, Z. Westphal ka premtuar mbështetje të pa rezervë për Nismën Socialdemokrate si dhe ka shprehur gatishmëri për të nisur bashkëpunim mes dy partive tona si parti me orientim socialdemokrat.

Ekonomia, Energjia dhe Shëndetësia janë një nga sektorët më të rëndësishme për të cilat ka nevoje Kosova. Prandaj përkrahja e z. Westphal do të jetë shume e rëndësishme për Nismën dhe Kosovën në përgjithësi.

Bernd Westphal është anëtar i Komisionit Parlamentar për Ekonomi dhe Energji dhe shef i grupit të SPD-se në këtë komision. Është anëtar edhe i komisionit për Shëndetësi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara