Nishani: Askush nuk guxon ta ç’rënjos luftën e UÇK-së

12:54 | 10 Shtator 2015

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani dhe homologia nga Kosova, Ahtifete Jahjaga kanë mbajtur sot një konferencë për shtyp në Tiranë. Në fjalën e tij, presidenti Nishani i uroi mirëseardhjen presidentes Jahjaga, ndërsa tha se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe po jep një kontribut të rëndësishëm në stabilitetin e rajonit, sidomos në respektimin e pakicave etnike, aspekt për të cilin duhet të merret shembull nga vendet e tjera.

Nishani shtoi gjithashtu se Shqipëria e mirëpret ngritjen e Gjykatës Speciale për krimet e luftës, dhe se askush nuk guxon ta ç’rënjos luftën heroike të UÇK-së dhe të popullit të Kosovës për liri.

Bashkëpunimi në kontekstin rajonal ishte një tjetër temë e diskutuar nga dy homologët, për të cilin presidenti shqiptar tha se e vlerëson anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat rajonale, veçanërisht pjesëmarrjen në SEECP. Megjithatë, Nishani nënvizoi se Shqipëria, nuk e ka ndërprerë bashkëpunimin me asnjë vend në rajon, duke mbështetur edhe anëtarësimin në NATO të Malit të Zi dhe Maqedonisë, pasi kjo i shërben paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë.

Nishani iu drejtua me një apel edhe vendeve të BE-së, ndërsa, kërkoi prej tyre që të mos penalizojnë Kosovën nga vala e azilkërkimit, por t’i lejojnë qytetarët e Kosovës të lëvizin të lirë pa viza.

“Dua që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë të lirë dhe pa viza në zonën Shengen. Jemi të vetëdijshëm për valën e azilkërkimit por kjo nuk duhet të zbeh vullnetin e BE për liberalizimin e vizave të shqiptarëve të Kosovës. Ne si krerë shtetesh duhet të bëjmë më shumë për qytetarët tanë që të ndërtojnë jetën e tyre në atdhe”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, Nishani tha se ka marrë premtime nga pala serbe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, dhe shteti shqiptar do vazhdojë të këmbëngulë për realizimin e të gjitha marrëveshjeve dhe premtimeve të bëra, sidomos ato në fushën e arsimit.

Edhe presidentja Jahjaga në fjalën e saj tha se Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete të pavarura, sovranedhe se kanë bërë hapa të rëndësishme para drejt zhvillimit, dhe drejt rrugës së integrimit në BE.

Ajo shtoi se: Duam të kemi marrëdhënie të mira me fqinjët tanët, dhe po punojmë për një të a rdhme më të mirë të vendeve tona dhe për qytetarët tanë,”.

Dy homologët biseduan edhe për një treg të përbashkët ekonomik, pa barriera politike, të qëndrueshëm dhe të konkurrueshëm edhe brenda tregut evropian.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara