Nipa e mbesa të Azem Sylës, veteranë të UÇK-së (Dokument) | arbresh.info
azemsyla

Nipa e mbesa të Azem Sylës, veteranë të UÇK-së (Dokument)

Një “Fun Page” e krijuar në rrjetin social “Facebook” dhe që e quan vetën “Organizata për pastrimin e listave të UÇK-së”, ka akuzuar Azem sylën se ka futtur në lista të gjithë nipat dhe mbesat e tij nga Harilaqi i Lipjanit, si veteranë kur ata nuk ishin fare pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ata kanë publikuar emrat dhe mbiemrat e Adem, Afrim, Faik, Bukurie Zogjani dhe Mervete Zogjani-Uka të cilët janë nga Fshati Harilaq i Lipjanit dhe që sipas tyre, kurrë nuk ishin ushtarë të UÇK-së, dhe se janë nipa e mbesa të Azem Sylës

“Adem Zogjani, Afrim Zogjani, Faik Zogjani, Bukurije Zogjani, Mervete Zogjani –Uka që të gjithë vllezër e motra nga Fshati Harilaq i Lipjani janë në listë të vetaranëve të UÇK-së, ndërsa i pari në listë të pjesëtarëve dhe nuk kanë qenë kurrë ushtarë. Afrim A. Zogjani nr apikacioni 064493 Harilaq, su kan ushtar nuk ka lëviz nga Harilaqi, Bukurije A. Zogjani-Arifi 064487 Harilaq – su kan ushtar nuk ka lëviz nga Harilaqi, Mirvete A. Zogjani-Uka 064491 su kan uushtare nuk ka lëviz nga Harilaqi, Faik A. Zogjani 064488 Harilaq su kan ushtar nuk ka lëviz nga Harilaqi. Të gjithë janë nipa e mbesa të Azem Sylës. I gjithë fshati Harilaq mund ta dëshmojë këtë”, thuhet në statusin e publikuar nga kjo faqe, transmeton infokusi.

auto_asv1429705934

auto_asvb1429705932 auto_ascav1429705930




2 thoughts on “Nipa e mbesa të Azem Sylës, veteranë të UÇK-së (Dokument)

  1. Mirvete Zogjani- Uka

    Kur familja Zogjani ishte angazhuar e tëra në lëvizjen ilegale për çlirimin e Kosovës,
    ata që po shkruajnë sot kundër saj, e kanë recituar me pasion vjershën “Marshall
    Tita në kali të bardhë” Askush nuk mund të demantojë diçka pjesë e së cilës nuk
    ka qenë. Duhet ta kesh jetuar vet, ta kesh parë nga afër, ta kesh ndjerë, të
    ishe pjesë e saj! Të gjitha luftërat çlirimtare janë organizuar mes nipash e
    dajsh dhe duke zgjeruar rrethin. Lufta nuk kishte nisur vetëm në çastin kur u
    shfaqën uniformat dhe nuk u bë vetëm duke e veshur atë. Unë vërtet s’kam veshur
    kurrë uniformë të UCK-së, por isha pjesë e saj që kur u lind ajo. Di shumë për
    te, për organizimin, takimet e fshehta të themeluesve të saj… shpeshherë në
    shtëpitë tona.

    Kulla mes malit në Harilaq, banesa në podrum në
    Dardani, shtëpia përdhese ne oden me hyrje të veçantë në kodër të Trimave në Prishtinë…le
    të dal dikush nga krerët e UCK-së të më demantojë se unë nuk isha pjesë e këtyre
    zhvillimeve. Le të dal dikush nga krerët e UCK-së të demantojë se familja
    Zogjani nuk ishte përherë strehë dhe dorë e djathtë sa herë e kërkonte nevoja. Unë
    di të flas edhe me emra. Ja p.sh. le të dal e të më demantojë Hashim Thaci nëse
    nuk kishte qëndruar edhe në shtëpinë time në kohën kur qëndronte ilegalisht në
    Prishtinë (një buzë mbrëmje gati sa nuk e lash jashtë se nuk e njihja akoma). Le
    të më demantojë Fatmir Gjelili nëse nuk është takuar me mua te varrezat e
    qytetit në shkurt të vitit 1999 kur po më sillte një porosi nga Shtabi i përgjithshëm.
    Le të më demantojë Nait Hasani, Ferat Shala…këta nuk janë të gjithë me
    mbiemrin Syla.

    Le të formohen edhe qindra komisione për
    verifikim por kështu do mbetet përherë sepse e vërteta është një dhe e
    pandryshueshme. Kam shumë fakte për këto gjëra, por ata që e shihnin si të
    pamundur luftën kundër Serbisë, nuk mund t’i kuptojnë ato.

    Të më falni, por të gjithë e kishit mundësinë
    të bënit diçka në mënyrë që sot ndërgjegjja juaj të ishte e qetë. Nuk kemi asnjë interes personal dhe asnjë nevojë për
    benificione. Kemi qenë në shërbim të atdheut,e kemi paguar shumë shtrenjtë lirinë
    dhe do e bëjmë përsëri po të jetë nevoja.

    Turp të kenë ata që shpifin e etiketojnë. Ne e
    kemi të pastër ndërgjegjen.

    …dhe sa për dijeni, ka plot 29 vite që jam
    me banim të përhershëm në Prishtinë.

Leave a Reply