Ngjarjet për ditën e sotme

07:00 | 16 Shtator 2020

Përfaqësues të Unionit të Bashkive Shqiptare takohen me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytahet Haskuka . (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 9:30)

– Iniciativa Qytetare do të vazhdoj protestën kundër punimeve që kanë filluar për zgjerimin e rrugës “Nënë Tereza” në Gjakovë në të cilën do të kërkojë që menjëherë të ndërpriten punimet në qendër të Gjakovës, deri në publikimin e projektit, debatit me qytetarë dhe realizimin e procedurave ligjore. (Te hyrja e rruges Nëna Terezë afër TEB-bankes në Gjakovë, ora 10:00)

– Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencë për media mbi temën “Vlerësimi i 100 ditëve të para të Qeverisë Hoti”. (Zyra e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, përballë Kino ABC, mbi Maxi Market, ora 10:00)

– Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-I9” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës shqyrton materialet e pranuar nga Policia kufitare dhe Ministria e Shëndetësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

– Unioni i Bashkive Shqiptare dhe Komuna e Prizrenit organizojnë hapjen e “Muzeu Lëvizës – Tirana vjen tek ne” për të nder të 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës si kryeqytet. (Sheshi i Lidhjes në Prizren, ora 10:00)

– Instituti Demokratik i Kosovës organizon diskutimin e kryeministrit Avdullah Hoti me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe medias në të cilën do të diskutohet lidhur me marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë si dhe pritjet nga procesi i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. (Hotel Emerald, ora 11:00)

– Inspektorati i Tregut i MTI-së me prezencen e ministrit, Vesel Krasniqi do të realizojë një vizite inspektuese për të konfirmuar produktet të cilat prodhohen në kompaninë “SharrCem” se a janë në përputhje me dispozitat e Udhëzimit Administrativ për përcaktimin e kushteve për vendosjen e çimentos së zakonshme në treg. (SharrCem, Hani i Elezit, ora 11:00)

– Delegacioni i Unionit të Bashkive Shqiptare se bashku me zyrtar të Komunës se Prizrenit vizitojnë Panairin e Artizanateve. (Sheshi i Lidhjes në Prizren, ora 11:00)

– Federata Atletikes mban konferencë për media në të cilën do të jepen informatat kryesore rreth organizimit të Prishtina Virtual Maratonë e cila do të mbahet me 27 Shtator. (Hotel Sirius, ora 11:00)

– Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) do të ndërmarrë një aksion kundër dënimeve të ulëta të shqiptuara nga institucionet drejtësisë. (Para Prokurorisë në Prishtinë, ora 12:00)

– Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistë tjerë shëndetësor të Kosovës proteston  lidhur me inicimin e procedimit të Ligjit për Paga. (Para Klinikës së Kirurgjisë, ora 12:00)

– Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 13:00)

– Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu, Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi dhe Drejtori i Përgjithshëm i PK-së Rashit Qalaj, do ta nënshkruajnë  betimin, për ta përçuar mesazhin tek opinioni në shenjë të shënimit të ‘Javë së Sigurisë Rrugore’. (Objekti i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, ora 14:00 )

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara