Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë

07:36 | 17 Shtator 2020

Ngjarjet e paralajmëruara për sot.
Avokatja Rina Kika do të deklarohet për media pas përfundimit të seancës gjyqësore për vrasjen e Kujtim Veselit. (Seanca fillon në ora 9.30, prononcimi te Gjykata Themelore, Prishtinë, ora 11.00)

Mbahet vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës. (Salla e Kuvendit të Kosovës, ora 10.00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLSP) mban konferencë me temën “Si dështuan institucionet në shqiptimin e dënimeve plotësuese për veprat penale të korrupsionit”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10.00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka merr pjesë në fillimin e projektit “Ngritja e pemishtes me pemë të imëta-dredhëza”. (Hoçë e Qytetit, Prizren, ora 10.00)

Agjenda e ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi:-10:00 – Nënshkruhet memorandum i bashkëpunimit me Institutin Albanologjik (Kabineti i Ministres)-10:30

– Debat n’shilte (Parku i Qytetit Prishtinë)

-12:30 – Takim me kryetarin e Komunës së Klinës (Komuna e Klinës)-13:00

– Kampi për restaurimin e mozaikut, bashkëpunim ndërmjet MKRS, Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore dhe Institutit Arkeologjik të Kosovës. (Dresnik, Klinë)

Agjenda e aktiviteteve me rastin e vendosjes së muzeut të Lëvizshëm në qendër të qytetit pranë Lapidarit “Shokët e Lirisë” në Gjakovë:09:00.

Pritja e nënkryetares së Tiranës nga kryetari i Gjakovës në Kabinetin e kryetarit 10:00

Hapja solemne e aktivitetit nga moderatorja 10:10

Fjalimi i kryetarit të Gjakovës10:20 Fjalimi i nënkryetares së Tiranës 10:30

Parakalim i kryetarëve në Muzeun e lëvizshëm 10:40

Fjalim nga aktori Jahja Shehu 11:00.

Pikë muzikore nga Grupi “Ansambli i këngëve dhe valleve Gjakova” 11:15.

Nisja për vizitat inspektuese: Ura e Terezive, Kanioni i Drinit, Ngrohtorja e Re, lumi KrenaLëvizja FOL mban konferencë për medie rreth zbatimit të vendimeve për luftimin e COVID-19 nga institucionet publike. (FOL, rr. “Andrea Gropa”, Prishtinë, ora 10.30)

Kryeministri Avdullah Hoti raporton në Kuvend në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi (Salla e Kuvendit të Kosovës, ora 11.00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) publikon raportin analitik “Amnistia e krimeve të luftës në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 11.00)

Oda Ekonomike e Kosovës mban konferencë me temën ‘Situata ekonomike në vend’. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, Prishtinë, ora 11.30)

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave në futboll mban konferencë për media. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë, ora 17.00) Të nderuar përfaqësues të medieve,

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara