Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë

07:35 | 15 Shtator 2020

Ngjarjet e paralajmëruara për sot.
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton kërkesën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe do të njoftohet nga përfaqësuesit e Sindikatës së Policisë së Kosovës mbi kërkesat e tyre. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N-10, ora 10.00)

Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim policët e plagosur në krye të detyrës, të cilët janë kthyer nga trajtimi mjekësor jashtë Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10.00, pamje)

Mbahet ceremonia e nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. (Rektorati i UP-së Prishtinë, ora 10.00)

Komuna e Prizrenit organizon homazhe me rastin e Ditës së Dëshmorëve në Prizren – te varrezat e dëshmorëve në Landovicë (ora 10.00), pranë shtatoreve të dëshmorëve në qendër të qytetit (ora 10.40).

Komuna e Prizrenit me rastin e Ditës së Dëshmorëve në Prizren shpërndan mirënjohje për gratë veterane të luftës. (Lidhja e Prizrenit, ora 11.00)

Komuna e Prizrenit me rastin e Ditës së Dëshmorëve në Prizren përuron rifillimin e punimeve për përfundimin e memorialit të heroit “Besim Nrecaj”. (Fshati Malësi e Re, ora 12.30)

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, bën nënshkrimin e vendimit për shpalljen e AFA “Rugova”, trashëgimi shpirtërore. (Rugovë, Pejë, ora 13.00)

UNDP në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë me një uebinar online “E ardhmja që duam të shohim – demokracia dhe sundimi i ligjit në kohë krize”. (https://undp.zoom.us/j/95827633812?pwd=UDZsMmkzcXE3eHh4eUtFeDBWVmlvdz09, ora 15.00)

Klubi i Basketbollit AA Kerasan Prishtina në konkurrencën e femrave organizon turneun 3×3 “Women Streetball AA Prishtina”. ( Rezidenca Marigona, Prishtinë, ora 17.00-20.00).

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara