Ngecjeve ekonomike Qeveria u përgjigjet me 20 masa “të shkruara”

08:15 | 3 Janar 2019

Qeveria e Kosovës i ka listuar 20 masa, të cilave ua ka dhënë epitetin e prioriteteve në Programin për Reforma në Ekonomi që mbulojnë periudhën 2019-2021. Me to, ekzekutivi synon t’i heqë pengesat kryesore për rritje ekonomike dhe konkurrueshmëri, shkruan sot “Koha Ditore”.

Programi akoma është draft dhe pritet të vihet për votim në Qeveri brenda këtij muaji.

Shumë nga pengesat e rritjes ekonomike vazhdojnë të mbeten të njëjta.

Tek pjesa që i referohet mjedisit të të bërit biznes, është theksuar se adresimi i pengesave në marrjen e energjisë elektrike dhe trajtimi i lejeve të ndërtimit janë imperativ për ndërtimin e një mjedisi më të favorshëm afarist.

Ndërkaq, si pengesë e madhe dhe e rëndësishme është parë ekonomia joformale.

“Vlera e taksave të pambledhura vlerësohet në 107 milionë euro ose 1.8 për qind e BPV-së (Bruto Produktit Vendor v.j.)”, thuhet në këtë dokument.

Shpërndaje në rrjete sociale