Nga Tajvani dhe Hong Kongu arrijnë pako ku përmbajnë municion, hetohen nga policia

09:13 | 8 Dhjetor 2017

Policia njofton se një ankuesja femër K/Shqiptare zyrtare në postën doganore në Fushë Kosovë ka raportuar se nga Tajvani dhe Hong Kongu kanë arritur dy dërgesa, ku në këto pako kishte një pushkë, fishekë, shurdhuese të armës, pistoleta, pjesë të armëve të gjata, shënjestër optike, transmeton arbresh.info.

Sipas raportit të Policisë, dërgesat janë në emër të dyshuarit mashkull K/Shqiptar.

Njësia përkatëse policore ka konfiskuar pushkën me municion dhe është duke u hetuar rastin./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara