Nga sot qytetarët e Prishtinës udhëtojnë falas me trafikun urban, PDK kërkon që kjo të vazhdohet deri në mars

13:38 | 1 Dhjetor 2020

Nga sot qytetarët për një muaj rresht do të mund të shfrytëzojnë trafikun urban pa pagës.

Ky vendim i komunës, është mirëpritur nga  Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila kishte propozuar një vendim të tillë në Kuvendin Komunal te Prishtinës.

Megjithatë, PDK kërkon që lirimi i qytetarëve nga pagesa e trafikut urban të zgjatet edhe për tre muaj.

Asamblisti i PDK-së në komunën e Prishtinës, Leotrim Retkoceri përmes një konference për media ka kërkuar që të vazhdohet kjo për katër muaj.

“Jam i lumtur që komuna e Prishtinës ka filluar së zbatuari propozimin e PDK-së që trafiku urban të jetë falas për qytetarët e Prishtinës. Ne si grup, kemi propozuar që trafiku urban të jetë pa pagesë për gjithë qytetarët e Prishtinës për katër muaj, që nga muaji dhjetor deri në mars”.

Sipas tij, kjo do të ndihmonte qytetarët të kursejnë, të ndihmonte në uljen e ndotjes së ajrit dhe fluksi i makinave dhe tollovisë në trafik.

Ndryshe, vendimi i komunës së Prishtinës për lirimin e qytetarëve nga pagesa e trafikut urban vlen për një muaj, pra vetëm gjatë muajit dhjetor./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara