Nga java e ardhshme pritet ndarja e parave nga pakoja emergjente

09:45 | 1 Gusht 2020

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka treguar se kur do të ndahen paratë e pakos emergjente.

Në Klan Kosova ai u shpreh se kjo procedurë mund të nis gjatë javës së ardhshme, gjithmonë nëse presidenti Thaçi do ta dekretojë ligjin sa më shpejtë.

“Duhet me prit që ligji të hyjë në fuqi. Kuvendi e ka miratuar dhe tani shpresojmë që për shkak të situatës, ta them emergjente, presidenti nuk do t’i shfrytëzojë tetë ditët që i ka në dispozicion, por do ta dekretojë ligjin në shpejtësi dhe në momentin që dekretohet ligji, prej të hënës të fillohet me implementimin e pakos emergjente”.

Krasniqi tregoi edhe se për këtë proces ekzistojnë listat, të cilat, siç theksoi, pothuajse janë pastruar dhe kontrolluar nga komisioni përkatës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara

Të ngjashme