Nga e hëna do të fillojë mësimi online edhe për klasat VI, VII, VIII dhe IX

22:54 | 27 Mars 2020

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka bërë të ditur se janë duke bërë xhirimet nga klasa I-IX edhe gjatë kësaj jave.

Nga MAShT-i po thonë se procesi i xhirimit të njësive mësimore po bëhet me një ritëm të lartë.

Sipas tyre, nga e hëna do të fillojë mësimi edhe për klasat VI, VII, VIII dhe IX.

Ky është njoftimi i plotë nga MAShT-i:

MAShT-i ka vazhduar xhirimet për njësi mësimore edhe për klasat I-IX.

Tashmë procesi i përgatitjes së përmbajtjes për mësim në distancë po vazhdon me ritëm të lartë.

Për klasat I-V po përgatiten përmbajtjet mësimore për 4 lëndë mësimore.

Për klasën VI (8 lëndë).

Për klasët VII-IX (nga 9 lëndë).

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara