Nga akuzat për haraç tek mbështetja për ushtrinë, territorin dhe taksën – ky është koalicioni AAK-PSD

16:32 | 19 Gusht 2019

Sot është nënshkruar koalicioni i parë parazgjedhor ndërmjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate.

Ky bashkëpunim i tyre ka ardhur pas shumë bisedimeve ndërmjet dy partive, njofton Klan Kosova

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas nënshkrimit të marrëveshjes e falënderoi Shpend Ahmetin për mbështetjen që ia dha në formimin e ushtrisë.

Ai tha se gjatë kësaj kohe kanë pasur edhe arsye për t’u sharë, por momenti i Ushtrisë i ka tejkaluar të gjitha.

Ndërsa Shpend Ahmeti tha se “AAK-në e kane quajtur parti të haraçit për shkak të bashkëpunimit që kanë pasur me PAN”.

Duke i tejkaluar gjërat e të kaluarës ata sot janë bërë bashkë siç thonë për koalicion të fitores, njofton Klan Kosova.

Për Ahmetin e rëndësishme do të mbetet implementimi i programit të tyre, ndërsa Haradinaj rithekson se janë të hapur për bashkëpunim sidomos me NISMA-n dhe AKR-në.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara