Neuropsikiatri, Sami Rexhepi flet për ankthet e stresin e qytetarëve gjatë izolimit

12:26 | 7 Nëntor 2020 | Ardita Zeka

Në Qendrën për Shëndetin Mendor në Prishtinë, puna gjatë pandemisë COVID-19 ka ndryshuar.

Neuropsikiatri Sami Rexhepi, drejtor i kësaj qendre, tha për arbresh.info se gjatë gjithë kohës u kanë ofruar ndihmë njerëzve përmes telefonit, ku janë angazhuar gjashtë ekipe psikiatërish, të cilët kanë punuar nga katër orë çdo ditë.

“Që nga fillimi i pandemisë Qendra nuk e ka ndërpre në asnjë moment punën kemi qenë të gjithë punëtoret këtu por mënyra se si kemi ofruar ndihmë ka qenë përmes telefonit. I kemi pasur 6 profesionit që janë përgjigj në telefonatat e qytetarëve kemi punuar në dy ndërrime të ndryshme jemi përgjigjur në pyetjet e qytetarëve të cilët kanë treguar që kanë pasur për një përkrahje psikologjike. Në qershor kur ka filluar hapja ne kemi filluar me punë këtu, ata vijnë këtu sepse ne ju ofrojmë edhe terapinë e nevojshme”, tha ai.

Rexhepi thotë se në secilën ekip, ndihmë kanë kërkuar rreth 15 persona.

Ai thotë se qytetarët kanë pasur ankesa të ndryshme kryesisht ka qenë ankthi dhe stresi akut.

“Kur kemi qenë të mbyllur që ka pasur shumë telefonata mesatarja ka qenë rreth 15 telefonata gjatë një ndërrimi. Ka pasur qytetarë me ankesa të ndryshme kryesisht është ankthi dhe stresi akut për shkak se vetë pandemia dhe mënyra e përhapjes së informatave dhe raportimi ka shkaktuar një stres akut  të ata nuk kanë pasur mundësi ta përballojnë vet dhe kanë kërkuar ndihmë tek ne. Këto janë format e manifestimit pagjumësia gjithqysh është përbërëse sepse çrregullimi i gjumit është indikatori më i mirë i një niveli të shëndetit mendor kur fillon çrregullimi i gjumit është simptoma i parë sa i përket shëndetit mendorë. Ndërsa në aspektin emocional femrat janë më të forta se meshkujt”, pohoi ai.

Sipas tij, pas situatës me koronavirusin do të ketë ‘pandemi’ sa i përket shëndetit mendorë. Pasi që atëherë do të vërehen pasojat.

“Pas pandemisë do ta kemi pandemi sa i përket shëndetit mendorë. Sepse tek atëherë do të vërehen problemet me të cilat janë ballafaquar qytetarët gjatë kësaj periudhe. Por, tani kemi filluar edhe me rikthimin e pacientëve për qëndrim ditorë por me një numër të reduktuar.”, ka thënë Rexhepi.

Ndryshe, sikurse e gjithë bota edhe Kosova është duke u ballafaquar me pandeminë COVID19 që nga muaji mars. Gjithashtu në një situatë jo të mirë është edhe Kosova ku rastet po shtohen nga dita në ditë. /A.Zeka/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara