Nesrete Kumnova: Unë kam të drejtë ta kërkoj birin tim Albionin, ky është mëkati më i madh që ka bërë Selmanaj

12:58 | 27 Nëntor 2020

Është e pesta ditë me radhë që Drejtoresha Ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës, Igballe Rogova në mënyrë paqësore po proteston para Qeverisë për ta shkarkuar zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj, pas deklaratës së tij lidhur me çështjen e të pagjeturve.

Por kësaj radhe në mbështetje të kësaj proteste është edhe Nesrete Kumnova, Kryetare e Organizatës “Thirrjet e Nënave”, raporton arbresh.info

Rogova dhe Kumnova me një pankartë në duar ku shkruan “IK Driton Selmanaj”  në heshtje po kërkojnë shkarkimin e Selmanajt.

Nesrete Kumnova, Kryetare e Organizatës “Thirrjet e Nënave” tha se, Ky është mëkati më i madh që ka bërë Selmanaj, prandaj po  kërkojnë dorëheqjen.

“Ajo çka ndodhi Selmanaj i cili nuk pranon që i ka ofenduar më të dashurit tanë. Para disa ditësh deklaron se tema e të  pagjeturve është e tepruar kjo është turp. Unë kam të drejt ta kërkoj birin tim Albionin. Ky është mëkati më i madh që ka bërë Selmanaj, kërkojmë  dorëheqjen”, tha ajo.

Drejtoresha Ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës, Igballe Rogova tha se, Hoti mos të harron se qytetarët e din qe zgjedhjet nuk janë vonë.

“Jo vetëm Selmanaj por edhe Hoti na ka ofenduar sepse ai asnjë fjal nuk na ka kthyer kjo është ofendim. Hoti mos të harron se Qytetarët e din qe zgjedhjet  nuk janë vonë. Kërkojmë nga Hoti të shkarkoj Selmanaj”, tha ajo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara