Nesër protestohet në Gjakovë për të kundërshtuar suspendimin e policëve

20:26 | 13 Gusht 2019

Nesër në Gjakovë me fillim nga ora 10:00, organizohet protestë për të kundërshtuar suspendimin e pesë zyrtarëve policorë.

Me këtë rast avokati Tomë Gashi ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive të qytetarëve në këtë protestë të qetë.

Postimi i plotë:

PROTESTË NË MBROJTJE TË POLICISË SË REPUBLIKËS.

Nesër më 14 .08.19 në ora 10.00 në Gjakovë perballë Stacionit të Policisë, organizohet protestë në mbrojtje të dinjitetit të Policisë së Kosovës.

Protesta organizohet nga qytetarët e Gjakovës të perkrahur nga qytetaret e gjithë Kosovës për të shfaqur pakënaqesinë për suspendim të përkohëshëm të Komandantit Kristë Gjokaj,oficerëve të lartë të policisë eprorëve Gëzim Biblekaj, BekimPreqi ,dhe policëve Agron Idrizaj, Milot Ukaj, e Shaban Limani.

Bashkohuni nesër në protestë paqësore në favor të sigurisë së qytetarëve, që mos të na mundin kriminelët, plaçkitësit ku di te kërkojmë anulimin e suspendimit dhe kthimin e policëve tanë heronjë në luftë me kriminel aty ku e kanë vendin për të mirën tonë, në Policinë e Republikës.!

PROTEST NË MBROJTJE TË POLICISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËSNesër më 14.08.19 në oren 10.00 në Gjakovë Përballë Stacionit…

Publiée par Tomë V. Gashi sur Mardi 13 août 2019

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara