Nesër nis Java e dhurimit vullnetar të gjakut, vazhdon deri më 21 qershor

14:38 | 13 Qershorë 2018

Ministria e Shëndetësisë njofton se duke filluar nga nesër, e enjte 14 qershor 2014 e deri më 21 qershor, në Kosovë do të organizohet Java e dhurimit vullnetar të gjakut.

Në ditën e parë të kësaj jave, pra më 14 qershor që është njëherësh edhe Dita Botërore e Dhuruesve të Gjakut, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë do të dhurojnë gjak.

Aksioni fillon nesër në ora 10:00 në Qendrën Kombëtare të transfuzionit të Gjakut./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale