Nesër në orë 14:00 mblidhet Qeveria, rendi i ditës (Dokument)

16:07 | 4 Nëntor 2019

Nesër në orën 14:00 do të mblidhet Qeveria e Kosovës në detyrë e drejtuar nga Ramush Haradinaj.

Në rend dite, kabineti në largim ka katër pika.

Si pikë e rendit të ditës është shqyrtimi i Propozim-Vendimit për kursime dhe ndarje buxhetore të organizatave buxhetore, raporton arbresh.info.

Pikë tjetër për të cilën pritet të merret vendim është edhe Raporti i Thesarit për të hyrat dhe shpenzimet për periudhën nëntë mujore.

Pikë e fundit e rendit të ditës është shqyrtimi i Propozim-vendimit për rivarrimin e Dëshmorëve të Kombit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara