Nesër fillon mësimi i kombinuar për nxënësit e klasave 7,8,9,11 dhe 12

19:51 | 20 Shtator 2020

Duke filluar nga nesër, do të kthehen në shkollë me mësim të kombinuar, nxënësit e klasave 7,8,9,11 dhe 12.

Kjo u bë e ditur nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj i cili tha se përveç nëse menaxhmenti i shkollës dhe task forca e secilit institucion, pasi të ketë vlerësuar situatën, mund të vendosin për ndonjë skenar tjetër, në mënyrë që të respektohen strikt rregullat e Udhëzuesit për organizimin e mësimit në kushte pandemie.

“Nxënës të dashur, ju lutem që të jeni të vëmendshëm dhe të respektoni rregullat dhe rekomandimet për mbrojtje nga COVID-19. Ju lutem, po ashtu, prindërve që të flasin më shpesh me fëmijët e tyre, në mënyrë që kjo situatë e re për gjithë botën, të jetë më e lehtë dhe të kalojmë sa më shpejt në normalitet”, tha Likaj.

Tutje ai deklaroi se ministria e Arsimit dhe të gjitha institucionet tjera relevante do të jenë në çdo kohë afër nxënësve.

“Të gjithë bashkë, mund t’ia dalim që të mbajmë shkollat hapur për Ju, për Kosovën!

#Maske

#Distance

#Higjiene”./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara