Nënshkruhet marrëveshja mes zyrës së Kryeministrit dhe Parlamentit Studentor

10:58 | 12 Gusht 2019

Më rastin e Ditës Botërore të Rinisë , zyra e Kryeministrit dhe Parlamenti Studentor i UP-së kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi lidhur më nevojat e studentëve dhe aktiviteteve të tjera.

Më këtë rast, Avdullah Hasani, Koordinator Nacional për Rinin tha se zyra e Kryeministrit do të u ndihmoj në vazhdimësi studentëve të UP-së.

Ndërsa ritheksoi bllokimin e të rinjve shkaku i mungesës së vizave.

“Jam shumë i gëzuar që sot po nënshkruajmë një marrëveshje bashkëpunimi të domosdoshme për studentet e UP-së. Më këtë rast këta bëhen bashkë më zyrën për aktivitete të tjera, nëpërmjet kësaj ne zotohemi se do ti përkrahim në konferencat ndërkombëtare dhe fushatat vetëdijesuese për studentët si dhe gjëra të tjera. Përmes kësaj studentët e UP-së do të munden të bëjnë praktika në ministrit e ndryshme në Kosovë. Më kryetarin Nishori jemi dakorduar të organizojmë Samitin e studenteve në Kosovë. Sot në ditën botëror të rinisë shprehi dëshirën që përveç se të rinjtë si dallon asgjë nga të rinjtë në botë përveç pengesës kryesore pasi që nuk kemi lëvizje të lirë dhe këtu jemi të bllokuar shkaku i vizave. Qeveritë largohen ama punët vazhdojnë”, ka thënë ai.

Edon Nishori përfaqësues i studentëve tha se janë të lumtur që po nënshkruajnë këtë marrëveshje.

“Jam i lumtur që sot në ditën ndërkombëtare bëmë këtë marrëveshje bashkëpunimi”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara