Nënkryetari i Mitrovicës u takua me përfaqësuesit e BREZH-it dhe Bankës Evropiane Investive

12:45 | 12 Mars 2019
Nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, ka pritur në takim përfaqësuesit e BREZH-it dhe Bankës Evropiane Investive, Lijana Jancauskiene, Konstatinos
Mastroglanopulos, Andre Oosterman dhe Bekim Muharremin, me të cilët kanë biseduar për procedurat e mëtutjeshme lidhur me projektin e trajtimit të
ujërave të zeza.

Në këtë takim ishin  të pranishëm edhe drejtori për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Egzon Jashari, drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë,
Naser Muja, drejtori i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit, Sami Miftari, dhe koordinatori i projektit në këtë kompani, Xhevat Smajli.

Qëllimi i këtij takimi ishte që të mblidhen të dhëna e duhura për realizimin e këtij projekti si dhe të njihen më për së afërmi me detajet e
tjera për kryerjen e procedurave.

Ky projekt kapital është i ndarë në dy faza, në fazën e parë është e përfshirë Mitrovica e Jugut ndërsa në fazën e dytë do të hyj Mitrovica e
Veriut dhe Zveçani, i cili financohet nga BERZH-i dhe Banka Evropiane Investive nëpërmes Qeverisë së Kosovës.

Me këtë rast nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, u shpreh falënderues për përfaqësuesit e të dyja bankave lidhur me gatishmërinë dhe interesimin e
tyre që të mbështesin realizimin e projektit për trajtimin e ujërave të zeza, duke e vlerësuar si projekt shumë të rëndësishëm për qytetarët e
Mitrovicës.

Ndërsa drejtori për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Egzon Jashari, njoftoi të pranishmit lidhur me procedurat ligjore që komuna jonë është e përkushtuar
ti kryej për realizimin e këtij projekti, dhe se në vazhdimësi është në kontakt me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si dhe
Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, për përfundim sa më të shpejt të procedurave, në mënyrë që ky projekt të filloj sa më shpejt.

Në fund të takimit të dy palët u dakorduan për bashkëpunim të mirëfilltë dhe të mbesin në kontakt të vazhdueshëm në lidhje me të gjitha detajet e
rëndësishme që ndikojnë në realizimin e këtij projekti.




Shpërndaje në rrjete sociale