Nënkryetari i LDK-së: Hoti tentoi ta hiqte pikën për Ujmanin, por s’pati sukses

21:10 | 14 Shtator 2020

Nënkryetari i LDK-së, Ismet Beqiri ka folur për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, në Uashington.

Pika që u diskutua më së shumti, është ajo për Ujmanin, ndërsa Beqiri ka thënë se ka pas tentim të hiqet.

Ai tha në Dukagjini se ka pasur tentim të hiqet pika për Ujmanin nga kryeministri, Avdullah Hoti, por nuk ka pasur sukses.

Beqiri po ashtu ka pasur kritika edhe për VV’në dhe për qasjen e tyre ndaj marrëveshjes.

“Rreth 2.5 kilometër katrorë e Ujmanit është në territor të Serbisë. Do të kemi problem kur të bëhet demarkacioni i kufirit”, tha ndër të tjera Ismet Beqiri./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara