Në spitalin e Pejës pesë pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë

08:37 | 16 Shtator 2020

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës 8 pacientë janë shëruar kurse 22 pacientë të tjerë janë duke u trajtuar me COVID-19. Një pacientë është në respirator, 17 në oksigjeno-terapi dhe nga këta 5 në gjendje më të rëndë.

Siç njofton Spitali, gjatë vikendit 198 pacientë kanë marrë trajtim shëndetësorë emergjent, ndërsa prej tyre 13 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtejmë, shkruan Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara