Në Spitalin e Gjakovës, ​54 pacientë me COVID-19 në oksigjeno terapi

12:36 | 22 Nëntor 2020

Spitali i Përgjithshëm Gjakovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në këtë spital janë trajtuar 94 pacientë të hospitalizuar me Covid-19.

Sipas spitalit, 61 pacientë janë të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 21 pacientë të konfirmuar negativë, 12 pacientë presin rezultatet, 54 pacientë janë me oksigjeno terapi, 6 pacientë në CPAP maske dhe një pacient i intubuar.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar të shtunën se në 24 orët e fundit 19 pacientë kanë vdekur nga coronavirusi dhe janë regjistruar 711 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton ky virus.

Numri i rasteve të reja të infektimeve vjen pas testimit të 1,633 mostrave.

Që prej 13 marsit – kur u paraqitën rastet e para me COVID-19 – deri më 21 nëntor, në Kosovë janë regjistruar 33.588 raste me koronavirus.

Prej tyre, 904 pacientë kanë vdekur, ndërkaq 20,493 janë shëruar. Raste aktive janë 12,191.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara