Në Skenderaj arrestohet e dyshuara femër, iu gjetë armë automatike AK-47

11:29 | 11 Shtator 2019

Është arrestuar një femër nga fshati Kollodernicë e Skenderajt, pasi që me urdhër verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur shtëpia dhe objektet përcjellëse të saja, njofton Policia e Kosovës.

Po ashtu, në njoftim thuhet se gjatë bastisjes është gjetur dhe është konfiskuar një armë automatike AK-47, shkruan arbresh.info.

Ndërsa, me urdhër të prokurorit e dyshuara është liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Ky është njoftimi i Policisë së Kosovës:-

Fshati Kllodernicë, Skenderaj 10.09.2019-12:35. Raportohet se me urdhër verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur shtëpia dhe objektet përcjellëse të të dyshuarës femër K/Shqiptare, ku gjatë bastisjes është gjetur dhe është konfiskuar një armë automatike AK-47. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit e dyshuara është liruar, rasti procedohet në procedurë të rregullt./ Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara