Në shtator mbahet takim përgatitor për konferencë me bizneset e diasporës shqiptare

19:42 | 2 Shtator 2020

Kryeministri Avdullah Hoti është takuar sot me presidentin e rrjetit të bizneseve të diasporës shqiptare, Nazar Mehmeti dhe sekretarin Ismet Smajli, me të cilët ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit në mes të bizneseve të diasporës dhe mundësive të investimit në Kosovë.

Ai me këtë rast ka bërë të ditur se në shtator do të mbahet një takim përgatitor për organizimin e një konference ndërkombëtare me të gjitha bizneset e diasporës shqiptare anembanë botës.

Hoti ndodhet për vizitë në SHBA, si pjesë e delegacionit shtetëror të Kosovës në bisedimet me palën serbe, me ndërmjetësimin e emisarit amerikan Richard Grenell.

Postimi i plotë në Facebook:

Nder i veçantë ta takojmë Presidentin e rrjetit të bizneseve të diasporës shqiptare, z. Nazar Mehmeti dhe Sekretarin z….

Publiée par Avdullah Hoti sur Mercredi 2 septembre 2020

 

 

Lajmet më të lexuara