Në Prizren hapet Qendra e Kurseve Artizanale

07:12 | 10 Korrik 2020

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik do të bëjë hapjen e Qendrës Artizanale në Prizren.

Në qender do të mbahen pesë kurse të ndryshme si: Djegie ne Dru, Reliev në letër, Rrobaqepje, Punim të Shajakut si dhe Dizajnimi i Veshjeve Moderne.

Këto kurse do të organizohen nga DTZHE, në bashkëpunim me agjencinë TIKA dhe Komunën Konya të Turqisë, ku do të marrin pjesë më shumë se 100 pjesëmarrëse.

Hapja do të bëhet sot në ish objektin e Megasportit në qendër të qytetit, ku i pranishëm do të jetë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e DTZHE-së, Sevil Kazaz.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara