Në pritje të rezultateve nga IKSHPK, shkolla në Dragash nesër ndërpret mësimin

22:11 | 18 Tetor 2020

Si pasojë e pritjes së rezultateve të testeve për COVID-19, Shkolla e Mesme e Ulët “Ruzhdi Berisha” në Dragash, nesër s’do të mbajë mësim.

Ky vendim u bë i ditur, nga Komuna e Dragashit, ku thuhet ndër të tjera se dita e humbur do të zëvendësohet.

Ky është njoftimi:

Pas takimit të task forcës për arsim në Dragash , konsultimit me task forcën e shkollës dhe rekomandimeve të IKSHP u vendos që nesër të ndërpritet procesi mësimor në Shml “Ruzhdi Berisha” në Dragash me datë 19.10.2020 deri në arritjen e rezultateve nga IKSHPK-ja që pritet të arrijnë nesër pasdite.
Dita e humbur zëvendësohet ditëve të shtuna ose në fund të vitit shkollor.
Gjithashtu ju njoftojmë se sot është bërë dezinfektimi i objektit të shml “Ruzhdi Berisha”.
Task Forca në nivel të DKA-së në Dragash

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara