Në natën e Kurban Bajramit, presidenti Thaçi dekoron Bashkësinë Islame të Kosovës me Urdhrin e Pavarësisë

20:07 | 30 Korrik 2020

Presidenti i  Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në natën e Kurban Bajramit ka dekoruar kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun, Naim Tërnava.

Thaçi ka dekoruar Tërnavën me me Urdhrin e Pavarësisë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes Facebook.

Thaçi ka thënë se është gjithmonë mirënjohës ndaj Bashkësisë Islame.

“Në natën e madhe të Kurban Bajramit, Bashkësinë Islame të Kosovës e dekorova me Urdhrin e Pavarësisë, për kontribut të lartë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Gjithmonë mirënjohës”, është shprehur Thaci./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara