Në Mavrovë 95, në Kodrën e Diellit 50 centimetra borë

09:07 | 11 Janar 2019

Nga ora shtatë të mëngjesit sot janë matur trashësi më të mëdha të borës në Mavrovë, Pozharan dhe Kodrën e Diellit.

Siç njoftojnë nga EHM sot në mëngjes në Mavrovë janë matur 95 centimetra borë, 57 centimetra janë matur në Pozharan, ndërsa 50 centimetra janë matur në Kodrën e Diellit. Po ashtu trashësi të lartë të borës ka edhe në Lazaropole 48 centimetra, Dibër 44 dhe Tetovë 35 centimetra.

Temperaturat më të ulëta gjatë natës janë matur në Kriva Pallankë, Mavrovë, Shkup, Petrovec, Krushevë.

Në Kriva Pallankë, Mavrovë, Shkup, Petrovec, Krushevë temperaturat kanë qenë -8 gradë celsius, ndërsa në Tetovë dhe Kumanovë -5.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara