Në Marec nderohen dëshmorët e Zonës operative të Gollakut, “Brigada 153”, premtohet memorial

14:37 | 18 Prill 2019

Në fshatin Marec, u mbajt tubimi tradicional i “Epopesë së UÇK-së”. Në këtë tubim morën pjesë Selim Pacolli dhe Islam Pacolli.

Brigada “153” kishte 60 dëshmorë të rënë në luftën e fundit në Zonën e Marecit dhe 4 civil rënë ndërsa të zhdukur janë edhe 3 persona në këtë zonë.

Nga “Batalioni 4”, luftëtari Behxhet Vitia, u shpreh se 60 dëshmorë të rënë në luftën e Kosovës.

“Ky batalion kishe shumë luftëtar, por 60 prej tyre kanë rënë dëshmor. Sakrifica e madhe e popullit shqiptar për më shumë se një shekull, tash po lavdërohet dhe më 1912 iu shkëputet shtetit Shqiptarë, shteti i Kosovës dhe ju bashkohet Jugosllavisë. Ngjarjet e vitit 1981 tretën themelet e Titos, kurse më 1999 ishte fundi i regjimit te Millosheviqit”, u shpreh Behxhet Vitia.

Ai ndër të tjera u shpreh se shumë atdhetar shqiptar kishin filluar të armatoseshin për të luftuar legalisht kundër okupatorit serb.

Në fund u shpreh se gjaku i mijërave dëshmorëve po ndërton çmimin e lirisë.

Komandanti Adem Shehu, në mes të lotëve dhe emocioneve u shpreh se ndjehem me fat që luftova me bijtë e juaj dhe bijat tua.

“Unë kam qenë në “Divizionin  5”- Tirana, unë erdha këtu dhe u inkuadrova në Luftën e Kosovës në “Brigadën 153”, unë luftova më bijtë e bijat tua, ku jam mirënjohës Kosovës, Gollakut ku pason pastaj Drenica, Gollaku, Marecit e gjithë Kosova për veprimet luftarake, ku serbët e filluan me luftëra por nuk e shfarosën popullin tonë, sepse veprimet tona luftarake ishin më të forta se ato”, u shpreh Komandant Shehu, i kësaj zone operative “Brigada 153”.

Komandant Adem Shehu, tregoi rastin e mirëpritjes së njerëzve të Gollakut.

“U jam mirënjohës Gollakut, sepse ata kanë qenë sa mikpritës sa mysafirin e kanë respektuar dhe kanë qenë në gjendje të flenë jashtë”, u shpreh komandant Shehu.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, u shpreh se pavarësisht ideologjive pulitke ne do te lotojmë bashkë dhe se do të ndërtohet një memorial për këta dëshmorë.

“Nuk kam fjalë më shumë të shprehi në këtë tubim, se do të luftojmë edhe më tepër. Ky memorial nuk do të jetë kështu, siç po e shoh tani por vitin e ardhshëm zotohem se premtimin tim do t’a mbaj, dhe vitin e ardhshëm do të manifestojmë më ndryshe”, u shpreh Pacolli.

Edhe bashkëluftëtari i kësaj Zone, Ahmet Isufi, në këtë tubim u shpreh se Malësia e Gollagut në gjithë historinë e vet ka qenë vend mikpritës vend i atakut, vend i bukës vend i krenarisë.

“Kanë marrë pjesë dy brigada, “Brigada 153”, dhe “Brigada 172”, por me një qëllim, pra për të luftuar së bashku në rrugën e lirisë, ndërsa Malësia e Gollagut në gjithë historinë e vet ka qenë vend mikpritës vend i atakut, vend i bukës vend i krenarisë”, u shpreh Isufi.

Ahmet Isufi në këtë tubim nuk la pa përmendur edhe për kufijtë e Kosovës.

“Pa e pranuar Serbia,  Kosovën si shtet nuk guxon kush ti prek kufijtë e saj, e nëse e pranon si shtet mund të hapen relacionet me Serbin sepse ajo duhet larë borxhet që ia ka Kosovës”, u shpreh Isufi.

Luftëtari i ardhur nga Gjermania, Majk Speth, dhe tani veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  falënderoi shumë familje për bijtë e bijat e tyre.

“Është  nder të jem këtu, ku para 20 viteve unë luftova për të parë  se çka u krijua këtu, ku çdo familje e falënderoj për bijtë e tyre dhe për këtë arsye ne sot e gëzojmë lirinë shkaku i tyre”, u shpreh veterani gjerman Speth./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara