Në Kosovë ka mungesë të inxhinierëve, thotë Ministri Bytyqi

09:31 | 15 Prill 2019

Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, dhe ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, kanë hapur serinë e “EU Teach a Day”.

Problem për të rinjtë tanë është çështja e orientimit në karrierë. Kosova nuk ka një sistem për t’i orientuar të rinjtë qysh në hapat e parë të tyre për profesionin dhe karrierën e tyre.

Kështu ka thënë ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi.

“Është çështja e orientimit në karrierë. Pika më e rëndësishme është vendimi se cila është e ardhmja juaj dhe cili është profesioni juaj. Këtu bëhen më së shumti gabimet”.

“Në akoma nuk kemi arrit që të formojmë një sistem që t’i orientojmë fëmijët tanë për karrierë. Aktualisht sistemi ynë ka dobësi dhe nuk mund ta bëjmë këtë. Mos nisni karrierë duke i shikuar të tjerë por niseni atë çka e doni.”

Ministri u shpreh i shqetësuar për mungesën e inxhiniereve në Kosovë. Ai tha se duhet të investohen miliona në fushën e energjetikës.

“Rrezikohet me na mbyllë fakulteti i energjetikes. Kemi KOSTT qe kërkon inxhinier por nuk kemi. Ne duhet të investojmë miliona në fushën e energjetikës sepse neve na duhen inxhinier të elektrikes”, tha ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara