Në kohë pandemie, thyhen për dy ditë radhazi QMF-të në Tunel të Parë dhe në Koshtovë të Mitrovicës

15:52 | 8 Prill 2020

Në këtë gjendje pandemie ku e gjithë vëmendja është drejt luftimit të virusit COVID-19, disa persona të papërgjegjshëm dhe të panjohur kanë thyer për dy ditë radhazi Qendrën e Mjekësisë Familjare në Tunel të Parë dhe në Koshtovë të Mitrovicës.

“Me këtë rast në këto dy qendra janë shkaktuar dëme materiale dhe janë vjedhur disa pajisje mjekësore, dhe për këtë gjë janë duke u marr organet e rendit dhe ligjit.

Drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, ka vizituar të dy qendrat në fjalë dhe ka identifikuar dëmet e shkaktuara, duke thënë se këto dëme do të kompensohen me të gjitha pajisjet që mungojnë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.

Po ashtu drejtoresha Hasanaj Barani apelon tek të gjithë qytetarët që të jenë bashkëpunues në parandalimin e këtij virusi, pasi që institucionet shëndetësore janë në gjendje gatishmërie për kryerjen e shërbimeve ndaj tyre.

Lajmet më të lexuara