Në “Kanalin e kuçedrës”, ky është shkaku i tërmeteve në Shqipëri, sipas legjendave

17:52 | 29 Nëntor 2019

Një nga zonat më sizmike në Durrës është edhe ajo që njihet si “Kanali i kuçedrës”, që ndodhet në Gjirin e Lalzit. Sipas një legjende urbane thuhet se aty kanë rënë mbi 500 tërmete brenda 3 ditëve.

Legjenda thotë, se një ditë me shi kuçedra doli nga deti për t’u shpëtuar rrufeve dhe më pas tre dragonj e ndaluan që të mos bënte dëme më tej. Ky kanal shkarkon ujërat e kënetës në det dhe sipas gojëdhënave, ekziston prej 3 shekujsh. Uji që del prej aty është me flluska ajri, që do të thotë, se ka shkarkim të energjisë së nëndheshme. Zona është e pasur me gaz jo helmues, i cili çlirohet here pas here. Kanali është mbushur me mijëra kubikë beton, duke u bllokuar totalisht dhe energjia nëntokësore nuk ka ku të shkarkohet. Kjo mendohet të jetë edhe një nga arsyet, se përse kjo zonë është shumë e prekur nga tërmetet, pasi gazërat duhet të dalin diku.

Kanali i Kuçedrës ndodhet në mes të Gjirit të Lalëzit në distancë të barabartë nga Kepi i Rodonit dhe Bishti i Pallës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara