Në Gjakovë, vëllai sulmon fizikisht motrën

09:32 | 20 Mars 2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një person në Gjakovë, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht motrën e tij.

Po ashtu, policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 17:25, dhe se viktima ka pranuar tretman mjekësor, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, transmeton arbresh.info.

Ndërsa, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë;

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim. /arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara