Në Gjakovë mbahet marsh sensibilizues për eliminimin e dhunës ndaj grave

16:59 | 25 Nëntor 2019

Me qëllim të eliminimit të dhunës ndaj grave, sot në Gjakovë u organizua marsh sensibilizues në kuadër të fushatës “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore”, koordinuar nga anëtarët e Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës në Familje dhe vullnetarët e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal në Gjakovë.

Sakibe Doli nga “Shtëpia e Sigurt” tha se me ndërgjegjësimin e qytetarëve, të gjithë do të ndjehen më të barabartë, dhe do të ketë më pak raste të dhunës ndaj grave.Lumnije Shllaku, zyrtare për të drejtat e njeriut në Komunën e Gjakovës, tha se gratë dhe fëmijët janë më të atakuarit nga dhuna në familje dhe se për këtë arsye ajo bëri thirrje që të parandalohen këto raste.

Florent Elshani , vullnetar në Këshillin e Veprimit Rinor Lokal, thotë se shoqëria kosovare ka nevojë që të vetëdijesohet.

Ndryshe, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka caktuar 25 nëntorin si Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave pas vdekjes së tri motrave domenikane, të cilat luftuan për të pasur një vend të lirë dhe të shkëputur prej diktaturës së asaj kohe.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara