Në Fushë Kosovë 44 raste aktive me koronavirus

Koronavirusi në Kosovë
23:52 | 29 Qershor 2020

Në Komunën e Fushë Kosovës sonte janë paraqitur pesë raste të reja me koronavirus.

Zëdhënësi i komunës, Ali Topalli thotë për RTV Dukagjinin se më këto raste numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 93.

“Por vlen të theksohet se gjatë muajit qershor në Fushë Kosovë kemi 47 raste që janë shëruar nga koronavirusi. Kemi 44 raste aktive me koronavirus”.

Topalli thotë se gjendja e të infektuarve është stabile dhe nuk kanë simptoma.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara