Në Barilevë një personit i gjenden karikatorë të armës AK-47 dhe 31 fishekë

11:55 | 15 Gusht 2020

Në fshatin Berilevë të Prishtinës është arrestuar një i dyshuar mashkull pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë gjetur dhe i janë konfiskuar karikatorë të armëve dhe fishekë.

Në komunikatën e policisë thuhet se i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, shkruan arbresh.info.

“Fsh. Barileve, Prishtinë 13.08.2020 – 19:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar dy karikatorë të armës AK-47, tre karikatorë të armës Skorpion dhe 31 fishekë të kalibrit 7.62 mm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara