Në 10 vjetorin e vdekjes, Lutfi Haziri kujton Fadil Feratin

16:25 | 30 Janar 2020

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri e ka kujtuar në 10 vjetorin e vdekjes Fadil Feratin, ish-kryetarin e Komunës së Istogut.

Haziri ka shkruar në Facebook se po të ishte gjallë Fadil Ferati do të ishte krenar me djalin e tij, Ilir Feratin, deputet i Kuvendit të Kosovës.

“Fadil Ferati po na mungon çdo ditë e më shumë. Do të ishte krenar me djalin e tij, sot deputet i Kuvendit të Republikës. Në këtë ditë pikëllimi, po na mungojnë shumë edhe dy ish-kryetarët tjerë, Ukë Bytyçi e Faruk Spahia. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tyre në shërbim të lirisë, pavarësisë e demokracisë!”, ka shkruar Haziri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara