Ndryshimi i “balancuar” i Albin Kurtit

07:57 | 21 Shtator 2019 | Ardita Zeka

Me vendosjen e datës se zgjedhjeve ka filluare të vërehen edhe ndryshimet e mendimeve të politikanëve të Kosovës.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ishte njeri prej atyre që kundërshtonte pothuajse çdo vendim që kishte të bënte mes Kosovës dhe Serbisë, me thellimin e fushatës duket se qëndrimet e tij kanë ndryshuar.

Kështu mendon edhe njohësi i rrethanave politike në vend,  Shkodran Ramadani. Sipas tij këto ndryshime të Kurtit janë pjesërisht moderim dhe kalkulim elektoral për vota.

“Albin Kurti është një politikan i cili ka ndryshuar shumë përgjatë viteve, prej një kundërshtari të madh të komplet sistemi zgjedhor. Kurti ka premtua qe s’ka me hy kurr ne zgjedhje dhe tash ka hy në zgjedhje. Po ashtu ka premtu që kurr nuk ka me bo koalicion me asnjë parti e tash ka bërë koalicion me LDK-AAK-NISMA, e tjetër send është që nuk ka mundur me ardhë në pushtet, por ka bërë koalicion me to kjo është një prej ndryshimeve të tij përgjatë viteve. Ndërsa ndryshimi i fundit për dialog është i dyfishtë për shkak se po thotë se na duhet mi vleresu marrëveshjet e në fakt nëse e këqyrim të kaluarën e Kurtit e shohim se ky qëndrim është absurd për shkak që Kurti ka thonë se dialogu nuk duhet me ndodh hiq, dhe pati thonë se këto marrëveshje që jon të nënshkruara janë kanë të këqija. Kurti ka ndryshuar shumë dhe është mirë që ka ndryshu, dhe un mendoj që pjesërisht është moderim, pjesërisht është kalkulim elektoral për vota, është një ndryshim i balancum. Qëndrimi karshi dialogut simboleve të shtetit është një riformim të cilin nuk ka mujt me ndal, se ka qenë e vetmja mënyrë me ardhë në pushtet”, tha ai.

Ndërsa analisti politik Leon Duhanaj, thotë se, Kurti duke synuar pushtetin, ka filluar të bëjë kompromise të mëdha me bindjet e veta reale, ai synon që përmes përafrimit ndaj temave të marrë pushtetin.

“Nëse i bëjmë një analizë qëndrimeve politike të Albin Kurtit që nga kyçja e tij në politik, vërehet ndryshim i madh. A. Kurti ka evoluar shumë nga qëndrimet e tij rreth temave të mëdha politike. Ai, duke synuar pushtetin, ka filluar të bëjë kompromise të mëdha me bindjet e veta reale, shih; idenë e bashkimit kombëtarë të cilën e proklamonte e tash se ka në orbitë. Shih, qasjen ndaj institucioneve shtetërore përkatësisht vetë shtetit të Kosovës. Megjithatë, A. Kurti, nuk ka ndryshuar në bindjet e tij ideologjike. Ai, synon që përmes përafrimit ndaj temave të marrë pushtetin të vilin me pastaj do t’ia përshtatke ideologjisë absolutiste. Ideologji të cilën e zbaton në kuadër të subjektit Vetëvendosje”, tha ai.

Tutje mendon që është fatkeqësi që Albin kurti e ka zgjedhur ketë mënyrë për të bërë politikë, pasi zgjedhja të cilën ai e ka bërë, as si shkon për shtati atij, e aq me pak Kosovës.

“Hapja e tij, çdoherë ndaj publikut . Përafrimi me njerëz nga shoqëria civile dhe segmente tjera në kohë zgjedhjesh, janë pjesë e strategjisë së tyre politike. Kjo me që nuk janë as të aftë por as nuk synojnë ndërtimin e strukturave të mirëfillta partiake. Në vend të sajë e mbajnë partinë me militant. Ndërsa hapet për opinion në periudha  zgjedhjesh për t’u rikthyer me pastaj në gjendjen e ngurtë. Për mendimin tim, është fatkeqësi që Albin kurti e ka zgjedhur ketë mënyrë për të bërë politikë. Jam i bindur se nëse ai do të bënte politikë konstruktive por konsistente në bazë të parimeve demokratike. Jo vetëm që kishte me ardhë  në pushtet, por kishte me kontribuar edhe për të mirën e përgjithshme. Zgjedhja të cilën ai e ka bërë, as si shkon për shtati atij, e aq me pak Kosovës”, ka thënë Duhanaj.

Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme nacionale mbahen më 6 tetor, ndërsa fushata zgjedhore fillon me 25 shtator dhe përfundon me 4 tetor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara