Ndezja e fishekzjarrëve në oborrin e Biblotekës ndoti ajrin në masë alarmante

13:49 | 16 Korrik 2018

Banka Pro Credit dy ditë më parë në hapsirat e Kampusit Universitar të UP-së mbajti një koncert ku performoi këngëtarja Elvana Gjata.

Në fund të koncertit kjo bankë ndezi një ton fishekzjarre përkundër protestave të shumta nga shoqëria civile për të mos ndodhur një gjë e tille, shkruan Arbresh.info.

Kjo ndezje e fishekzjarrëve bëri që të dëmtoj ajrin në masë të madhe.

Matësit e ajrit para ndezjes së fishekzjarrëve regjistruan cilësinë e ajrit e cila ishte 61 US AQI apo e moderuar, ndërsa pas ndezjes së fishekzjarreve matësit regjistruan ndotje 156 US AQI, ndotje kjo tejet e lartë

Ndryshe lejën për ndezjen e fishekzjarrëve nga kjo bankë e kishte lëshuar Departamenti për Siguri Publike, Divizioni për Armë, Municion dhe Eksploziv.

Ky departament kishte lëshuar një vendim në të cilin thuhej se ‘Ndezja e Fishekzjarreve mund të bëhet me 14 korrik 2018, nga ora 21:00-22:30 në lokacionin oborri i Biblotekës Kombëtare, Prishtinë. Koha e paraparë e ndezjes është rreth 10 minuta’./Arbresh.info



Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara