Ndërtohet muri 70 centimetra i lartë në veri, qytetarët thonë se Mitrovica është e ndarë nga 99’ta

10:38 | 17 Korrik 2018

Në pjesën veriore të Mitrovicës, mbi lumin Ibër ka nisur ndërtimi i një muri deri nhë 70 centimetra i larë.

Institucionet e vendit thonë se punimet që janë duke u bërë në këtë pjesë kanë të bëjnë me rregullimin e një shëtitoreje për këmbësorë.

Ekipi i Arbresh.info ka qëndruar sot në Mitrovicë për të parë nga afër këto punime të cilat duket se po zhvillohen intensivisht.

Ndërkohë qyetarët shqiptarë të pjesës jugore thonë se ndarja e Mitrovicës ekziston që nga viti 1999 dhe se për këtë Qeveria e Kosovës nuk është duke ndërmarrë asgjë.

“Po shkoj në gjyq për të nxjerrë një vërtetim, po e shoh që po ndërtohet ky mur dhe faktikisht Mitrovica prej 99’ e këtej është e ndarë dhe kjo është e qartë. Qeveria jonë asgjë nuk po ndërmerr asgjë në këtë drejtim.  Rinia jonë shëtitën vetëm në jug, nuk guxojnë të dalin andej sepse kanë provokime e rrahje”, ka thënë një qytetar i pjesës jugore.

Edhe opozita kosovare ngritjen e një muri të tillë e sheh si rrezik për “betonizim të ndarjes së Kosovës”.

Për më shumë shihni fotot dhe videon më poshtë:

Drejtpërdrejtë nga veriu i MitrovicësNdërtohet muri deri në 70 centimetra i lartë mbi lumin Ibër

Gepostet von Arbresh.info am Dienstag, 17. Juli 2018

Shpërndaje në rrjete sociale