Ndërron jetë veprimtari i çështjes kombëtare Isak Zhitia

23:29 | 13 Shtator 2018

Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë veprimtari i çështjes kombëtare dhe ish-redaktori i Agjencisë së Lajmeve KosovaPress, Isak Islam Zhitia.

I ndjeri ishte organizator dhe pjesëmarrës i demonstrative të viteve të 80-ta si dhe pjesëmarrës në aksionin gjithëkombëtar për pajtimin e gjaqeve.

Pas mërgimit në Perëndim, ishte ndër organizatorët dhe veprimtarët e njohur të LPK-së, ishte anëtar i redaksisë së gazetës “Zëri i Kosovës”, dhe me fillimin e luftës çlirimtare u angazhua në strukturat e saj ku ishte anëtar i Fondit “Vendlindja thërret”.

Me fillimin e punës së KosovaPress-it dhe deri në përfundim të luftës, Isak Zhitia angazhohet në pozitën e redaktorit në zyrën e KosovaPress-it në Zvicër, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm 24 orë në ditë, në marrjen e informacioneve nga Berisha dhe zonat e luftës dhe plasimin në KosovaPress.

I ndieri pas la bashkëshorten dhe 4 fëmijë.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në ora 17:00 në fshatin Llugë të Podujevës.

Lajmet më të lexuara