Ndërron jetë nga koronavirusi vëllai i kryetarit të Rahovecit

14:44 | 1 Gusht 2020

Vëllau i kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifaj ka ndërruar jetë pas infektimit me Covid-19.

Anëtari i AAK-së, Muharrem Nitaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se kryetari i Rahovecit e ka njoftuar për vdekjen e vëllaut të prekur me koronavirus.

“Veç lajme të hidhura po marrim. Sapo më njoftoi Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, që i paska nderru jete vellai i madh, Ademi. Ka qene i prekur me covid 19. Jam pjese e dhimbjes dhe e merzise se tyre! Kolegut Smajl Latifi, Familjes dhe miqeve, ngushëllime”, ka shkruar Nitaj.

Në gjithë Kosovën deri tash kanë vdekur më shumë se 227 persona, janë infektuar më shumë se 8 mijë e 330 dhe janë shëruar më shumë se 4578 pacientë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara

Të ngjashme