Ndërron jetë në QKUK njëri nga të plagosurit në Lagjen e Spitalit

16:31 | 5 Shtator 2019

Njëri nga katër personat e plagosur në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, para pak minutash, ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmin vdekjen e pacientit e ka konfirmuar zëdhënësi i QKUK-së,  Shpend Fazliu. Shkruan arbresh.info

Ai gjithashtu ka thënë se tre të plagosurit të tjerë janë duke u ekzaminuar në QKUK.

“4 persona kane ardhur ne emergjence, përkundër kujdesit maksimal nga stafi mjekesor,1 ka vdekë nuk ka arrite me mbijetu. 3 te tjerët janë duke u ekzaminuar nga stafi mjekësor i Klinikes Emergjente” ka thënë Faziliu./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara