Ndërron jetë në mënyrë të papritur gazetarja shqiptare

22:47 | 24 Gusht 2017

Ditën e sotme ka ndërruar jetë gazetarja dhe shkrimtarja Arlinda Canaj. Lajmi është bërë i ditur nga e bija e saj fillimisht, e cila ka përdorur faqen në FB të Arlindës për të njoftuar lajmin.

“Arlinda Canaj, gazetarja kryesore e Konica.al ka vdekur sot papritmas!

Jeta shpesh nuk është gjë tjetër veçse një shaka tragjike. Një gazetare themeluese e Konica.al, një nga gazetaret kulturore më të rëndësishme të vendit, Arlinda, kolegia jonë ka humbur jetën sot papritmas.

Në mëdyshjen për të mos spekuluar me vdekjen e saj dhe dëshirës që njerëzit e saj të dashur të kenë më shumë solidaritet, ne zgjodhëm të dytën! Çfarë dhimbje të shkruash këto fjalë për një jetë të re! Për një nënë! Për një kolege të përkushtuar dhe elitare që deshi ta përçmonte jetën e zakonshme!

Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe fëmijëve nga Shpëtimi, Mentori, Indriti, Esido, Ornela,Edmondi, Bardha, Merita, Andreas, Migena,Anisa, Xhesika, Eduardi e Marsela”, shkruan Konica.al.

 

Lajmet më të lexuara