Ndërron jetë aktori i njohur Luan Qerimi

09:02 | 3 Dhjetorë 2018

Në moshën 89-vjeçare ka vdekur aktori i njohur, Luan Qerimi.

Luan Qerimi është lindur më 15 tetor të vitit 1929 në Lushnjë dhe i hyri botës së aktrimit, fillimisht me lëvizjen amatore, për t’u aktivizuar në Teatrin e Ushtrisë, ku talenti i tij do të spikaste.Në vitin,1954 ishte 25 vjeçar kur do të hynte në Teatrin Popullor, që ishte ëndrra e çdo të riu kishte qëllim të bëhej aktor.

Karriera e tij nisi me një rol episodik në komedinë “Prefekti” në vitin 1954, në rolin e Skënderit, që nga ajo kohë atij iu besuan me dhjetëra role tjera.Ai kishte fituar një besim të madh nga të tjerët për shkak të portretit të tij të veçantë, zërit kumbues, seriozitetin dhe mënyrën se si i përshtatej çdo karakteri.

Aktori ka vite që ishte tërhequr nga jeta artistike, megjithatë mbi 70 rolet e tij të famshme ndër to “Arturo Ui”, “Otello”, “Orët e Kremlinit”, “Gracka” apo “Vdekja e kalit” mbetën të gjalla në mendjen e mijëra artdashësve shqiptarë.

Shpërndaje në rrjete sociale