Ndërmarrjet publike ‘përplasin’ PSD-në dhe VV-në

12:25 | 31 Maj 2018

Në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Prishtinës ka filluar debati mes PSD-së dhe VV-së lidhur me ndërmarrjet publike, shkruan “Zëri.info”.

Asamblisti i Vetëvendosjes, Egzon Azemi ka kërkuar që në rend të ditës të futet tema për ndërmarrjet publike.

Propozimin e tij e kanë mbështetur grupi i asamblistëve të PDK-së dhe LDK-së, ndërsa është kundërshtuar nga PSD-ja dhe nga AAK-ja.

Asamblistja e PSD-së, Vala Peshku, ka kërkuar që tema për ndërmarrjet publike të filloj të diskutohet në mbledhjet tjera për arsye se bordet e këtyre ndërmarrjeve ende nuk janë zgjedhur.

Për këtë gjë është pajtuar edhe asamblisti i AAK-së, Fadil Gashi.

Debati ka vazhduar.

Kjo gjë është hedhur në votim dhe me 24 vota për dhe me 17 kundër çështja e ndërmarrjeve publike ka hyrë në rend të ditës. /Zeri/

Ndërmarrjet publike ‘përplasin’ PSD-në dhe VV-në

Lajmet më të lexuara