Ndalohet një person pasi mbante kaçavidë dhe shufër metalike

12:10 | 11 Mars 2017

Policia e Kosovës ka ndaluar një person gjatë kontrollit të të cilit janë gjetur një shufër metalike dhe një kaçavidë, që i mbante për çështje sigurie pasi që është kanosur nga disa persona.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Emin Duraku” në Prishtinë, njofton të shtunën Policia e Kosovës, sipas së cilës bëhet fjalë për një person të nacionalitetit shqiptar.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara